Conte i gatshëm të transferoj këtë super dyshe

277

Trajneri i Chelsea-t, Antonio Conte pas titullit kampion që thuajse e ka të siguruar për këtë sezon, por mendon për Championsin e sezonit të ardhshëm.

Ai mesa duket nuk ka ndërmend të kthehet në Itali. “Daily Express” shkruajnë se synimi kryesor i tij është afrimi i Romelo Lukakut si dhe Harry Kane.

Golashënuesi më i mirë në Angli, është i pari në listën e afrimeve për shkak se mendohet se Diego Costa do të largohet në fund të sezonit në Kinë.

Ai shihet si zëvendësuesi ideal i tij, ndërkohë që alternativa mbetet Alvaro Morata nga Reali i Madridi, ndërkohë që në mbrojtje synohet Joao Cancelo nga Valencia.


Na ndiqni në Facebook për lajmet e fundit.