Costa-Chelsea, ky është lajmi i fundit

92

Chelsea janë në bisedime të avancuara me Diego Costan, por ende nuk është arritur marrëveshje për kontratën e re, raporton Sky Sports.

Raportimet e mediave dje cituan se marrëveshja është arritur për ta mbajtur reprezentuesin spanjoll në Stamford Bridge, por burimet e Sky kanë kuptuar se ato janë të nxituara dhe të parakohshme, përcjellë Transferimet.com

Costa – i cili ka dy sezone të plota të mbetura në kontratën aktuale të tij – ka shënuar 15 gola në Premier League në këtë sezon, duke ndihmuar Chelsea-n për të arritur vendin e parë në ligë me kryesim prej 8 pikësh./Transferimet.com/


Na ndiqni në Facebook për lajmet e fundit.