De Biasi sulmon Interin

235

Trajneri i Kombëtares shqiptare, Ganni de Biasi mendon se tifozët e Interit po e teprojnë me ankesat e tyre pas sfidës së humbur kundër Juventusit.

Edhe pse e cilëson këtë skuadër si plotësisht në garë për vendin e tretë që të çon në Champions League, ai mendon se ka ardhur koha që zikaltërit të lënë polemikat e të mos qaraviten.

“Reagimi është i ekzagjeruar. Po flasim për Ricolin i cili është një gjyqtar para të cilit duhet të heqim kapelen. Sigurisht gabimet e gjyqtarëve mund të ndodhin pornuk është ajo teori që gabimet ndodhin nga njëra anë dhe jo në tjetrën. Unë gabime të gjyqtarëve i kam vuajtur gjatë gjithë karrierës time dhe nuk kam qëndruar duke u qaravitur, por duke parë përpara. Ka gjëra më të rëndësishme sot sesa të merresh me gjëra të tilla”, tha për “Radio 24” De Biasi/ panorama sport/