De Boer: Ky trajner e meriton ta zëvendësojë Enriquen te Barcelona

170

Ish trajneri i Inter, Frank de Boer ka deklaruar se trajneri aktual i Everton, Ronald Koeman mund të jetë zëvendësuesi ideal i Luis Enrique te Barcelona.

De Boer beson se Barcelona me Koeman do të ishte edhe më e fort, pasi strategjia i përshtatet klubit spanjoll, shkruan “Transferimet.com”.

“Ai ka kontratë afatgjate me Evertonin, por nëse merr një telefonatë nga Barcelona, ai do të shkonte sepse kjo gjithmonë qenë ëndrra e tij”, ka deklaruar De Boer.

“Ai e meriton këtë, sepse do të kishte sukses te Barcelona njëjtë sikurse ka pasur te Southampton.”/Transferimet.com/


Na ndiqni në Facebook për lajmet e fundit.