De Gea kërkohet edhe në Serie A

54

Juventus është duke shqyrtuar mundësinë e transferimit të David de Gea, nëse dështon që ta ketë në radhët e veta Gianluigi Donnarumma.

Tek Zonja e Vjetër e shohin të riun e Milan si zëvendësues të natyrshëm të veteranit Gianluigi Buffon, por skuadra nga San Siro nuk ka treguar interesim për ta shitur.

Kjo ka bërë që Juventus të kërkojë alternativa dhe De Gea është në krye të kësaj liste.