De Laurentiis i bën të fala Realit

4

Shorti i rezervoi Napolit një duel ferri në raundin tjetër, teksa do të përballet në fazën tjetër ndaj Realit të Madridit. Presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis ka reaguar menjëherë pas shortit theksoi se trajneri Sarri i kishte parashikuar se shorti do t’i rezervonte merengues. 

Në një intervistë për mediat italiane, ai ka thënë që dy ndeshjet do të jenë të bukura dhe do të mbesin në histori.

“Kemi bërë ndeshje të rëndësishme edhe në të kaluarën, mjafton të kujtojmë herën e fundit që jemi përballur në Champions. Do të luajmë gjithçka në “San Paolo”, do të jetë një nga ato ndeshjet që mbesin në histori.

Napoli ka një lojë unike, të ndryshme, ndoshta kjo t’i hapë më shumë probleme Realit të Madridit, teksa ne kemi një lojë pak a shumë të ngjashme me Barcelonën”, deklaroi De Laurentiis.

Loading...