Dele Alli te gjiganti evropian për 98€ milionë

94

Bajerni i Munichut po përgatitet të bëjë blerjen më të shtrenjtë në historinë e saj.

Bavarezët po kërkojnë të transferojnë yllin e Tottenhamit, Dele Alli.

Për shërbimet e fantazistit anglez, Bayerni është i gatshëm të paguajë një shifër të “çmendur” e cila kap shumën e 98 milionë eurove.

Dele Alli po shkëlqen me fanellën e Totenhemit këtë sezon duke qenë lojtari i tyre më i mirë.

Përveç Bayernit, për lojtarin 20-vjecar interesohen edhe Reali i Madridit dhe Paris Saint Germain dhe për të mposhtur konkurrencën e këtyre dy klubeve, drejtuesit e Bayern-it kërkojnë ti bëjnë Tottenham-it një ofertë të parezistueshme.