Deulofeu: Nuk kam parë një ndeshje të tillë

99

Gerard Deulofeu ka pranuar se nuk ka parë ndonjëherë një ndeshje të tillë me nëntë kundër 11 futbollistëve pasi ai ishte një nga lojtarët më të mirë në fushë në triumfine pabesueshëm të Milan.

Kuqezinjtë panë Gabriel Paletta të largohej nga fusha pas vetëm 36 minutave loje, dhe më pas ishte Juraj Kucka ai që u largua me dy të verdhë pas një ore lojë, por në momentet e fundit Deulofeu ishte vendimtar për Milan teksa dha pasimin e golit të Pasalic.

“Një mbrëmje e pabesueshme. Këto janë tri pikë shumë të rëndësishme dhe jemi tepër të lumtur,” shprehet sulmuesi i huazuar nga Everton në fund të ndeshjes për Sky Sport dhe Mediaset Premium.

“Nderuam fanellën, pasi Milan është një klub historik dhe gjithmonë duhet të vlerësohet me paraqitje të tilla. Mendoj se kartonët e kuq ishin të ekzagjeruar. Por kjo fitore të jep ndjesinë sikur kemi fituar gjashtë pikë. Në fakt le të themi 10! Nuk kam parë kurrë një ndeshje të tillë, me nëntë kundër 11. Vrapova drejt fundores dhe pashë Pasalic që po futej drejt zonës. Nuk bëj gjëra të thjeshta, dhe kur e pashë aty më duhej ta provoja. Ky Milan, me lojtarë të rinj plot me karrakter mund të shkojë shumë larg.”


Na ndiqni në Facebook për lajmet e fundit.