“Diego Simeone trajneri ideal për të zëvendësuar Wenger”

32

Emmanuel Petit ka deklkaruar se Diego Simeone do të ishte trajneri ideal për të zëvendësuar Arsen Wenger te Arsenal.

Trajneri francez pritet të largohet në fund të sezonit nga skuadra angleze, por Petit mendon se Simeone do të ishte një trajner perfekt për Arsenal, shkruan “Transferimet.com”.

“Nëse Wenger largohet atëherë unë do të doja Diego Simeone që të merr postin e trajnerit. Ai që ka bërë këto pesë vitet e fundit me Atletico Madrid me të vërtetë është për çdo lavdatë”, tha Petit./Transferimet.com/


Na ndiqni në Facebook për lajmet e fundit.