‘Dikush nuk e deshti rikthimin tim te Man Utd’ – zbulon Evra

105

Patrice Evra ka zbuluar se ishte afër ri-bashkimit me Manchester United por thotë se “një person brenda klubit” i ndërpriti shpresat e tij për rikthimin në Old Trafford.

Mbrojtësi u transferua te Marseille nga Juventus në afatin kalimtar të janarit, por ka qenë vazhdimisht i lidhur me një kalim te ekipi i Jose Mourinho-s, transmeton Transferimet.com

Evra, 35 vjeç, ka përfaqësuar Unitedin nga 2006 e deri në 2014, duke fituar pesë tituj të Premier Ligës si dhe Ligën e Kampionëve, gjithsej 10 trofe kryesorë.

Ai zhvilloi bisedime me Mourinhon për një rikthim, por në fund të fundit reprezentuesi francez tha se kjo mundësi nuk do të realizohej.

“Isha shumë afër rikthimit te Manchester United,” ka thënë Evra për Sky Italia. “Gjithashtu kam biseduar me Mourinhon, por ishte një person, emrin e të cilit nuk dua ta përmendi, i cili nuk e pëlqente idenë e rikthimit tim.”

“Edhe tifozët ishin të entuziazmuar dhe do të ishin të stër-kënaqur, por kur kuptova se klubi nuk do të bënte asgjë, atëherë i kërkova agjentit tim të shikonte për alternativat tjera.” – ka thënë Patrice Evra./Transferimet.com/


Na ndiqni në Facebook për lajmet e fundit.