Disa klube pas portierit italian

72

Portieri i Atalanta-s, Marco Sportiello, është duke u përcjellur nga afër nga Fiorentina dhe Watford.

24 vjeçari Sportiello duket se po largohet nga klubi i tij, dhe tash ai duhet të vij në një përfundim për të ardhmen e tij, transmeton Transferimet.com.

Fiorentina është e sigurtë se mund t’ia dalin me një ofertë huazimi për të. Ndërsa Watford janë në kërkim të një portieri, dhe Sportiello është një nga ospionet që mund t’i bashkohen Walter Mazzarit në Vicarage Road./Transferimet.com/

Na ndiqni në Facebook për lajmet e fundit.