Drinkwater mbështet Ranierin

44

Danny Drinkwater është i sigurtë se Claudio Ranieri vazhdon ta ketë përkrahjen e plotë nga lojtarët e Leicester City, edhe pas disfatës së radhës ndaj Swansea.

Më pak se një vit para fitimit të titullit të Premier Ligës, Leicester po lufton për mbijetesë dhe disfata 2-0 në Liberty Stadium pasqyron humbjen e pestë me radhë pa shënuar fare, transmeton Transferimet.com

Kjo ecuri ka shkaktuar pasiguri dhe presion te Claudio Ranieri, përderisa kampionët kanë vetëm një pikë më shumë se treshja e fundit e tabelës.

Por Drinkwater ka përkrahur bossin e Chelsea: “Sigurisht, jemi në mbështetje të tij. Është puna jonë të performojmë në fushë. Menaxheri e ka përkrahjen tonë dhe ne e kemi përkrahjen e tij.”/Transferimet.com/


Na ndiqni në Facebook për lajmet e fundit.