Drogba dëshiron të rikthehet te ish skuadra e tij

567

Didier Drogba ka thënë se ai do dëshironte një kalim te ish-klubi, Marseille. 38 vjeçari është pa klub pas 2 sezoneve te skuadra amerikane, Montreal Impact.

Ai së pari bëri emër me Marseillen, duke shënuar 27 gola në 46 paraqitje për ekipin francez, para se t’i bashkohej Chelseat në vitin 2004, transmeton “Transferimet.com”.

Ai ka thënë për Canal +: “Eshtë një opsion për t’u kthyer në Francë, por unë nuk do të them më shumë, unë shpresoj që të jem në gjendje për të mbajtur premtimin tim që një ditë të kthehem në Marseille. Kjo mund të bëhet. Ju vetëm duhet të merrni kohën dhe të uleni dhe të flasim.”/Transferimet.com/


Na ndiqni në Facebook për lajmet e fundit.