Duhet të kemi kujdes nga Arsenali

2

Pas shortit, trajneri i Bajernit të Mynihut, Carlo Ancelotti është i vetëdijshëm për vështirësitë që do të ketë në përballjen kundër Arsenalit.

Në një prononcim për mediat gjermane, Ancelotti theksoi se skuadra e tij do të përmbushë me sukses kalimin për në çerekfinale.

“Do jene dy ndeshje interesante. Duhet të marrim rezultat në shtëpi që të jemi sa më të qetë në Londër. Arsenal ka vetëm një humbje këtë sezon, por unë jam i bindur dhe kam besim tek skuadra ime që do arrijmë qëllimin tone, për të kaluar në çerekfinale”, u shpreh italiani.

Një statistikë e pabesueshme mes këtyre dy skuadrave të cilat gjatë 5 viteve të fundit janë përballur 4 herë në fazën me eliminim direkt të Champions Leagues.

Loading...