Dy lojtarë largohen nga Liverpool, Klopp gjen zëvendësimet e tyre?

262

Liverpool po planifikon të bëjë disa ndryshime të mëdha në skuadër për kampionatin e ardhshëm, derisa Jurgen Klopp po konsideron largimin e Simon Mignolet dhe Daniel Sturridge në verë.

Thuhet se tekniku gjerman ka gjetur zëvendësuesit e mundshëm për dyshën. Simon Mignolet dhe Loris Karius, të dy kanë dështuar në Anfield Road dhe The Reds kanë vënë shikimin te Joe Hart, i cili për momentin është në huazim te Torino.

Anglezi iu bashkua Torinos në huazim verën e kaluar, por klubi i Serie A nuk e ka opsionin e blerjes së tij dhe 29 vjeçari pritet të rikthehet në Premier Ligë që nga sezoni i ardhshëm.

Sa i përket Sturridge, ai nuk i ka luajtur as 1000 minuta në të gjitha kompeticionet deri më tani këtë sezon, dhe ish lojtari anglez, Micky Quinn beson se Sturridge do të largohet nga Anfield Road. Dhe sipas The Sun, Liverpool po planifikojnë të zëvendësojë sulmuesin anglez me yllin e Dortmund, Pierre-Emerick Aubameyang./Transferimet.com/

Na ndiqni në Facebook për lajmet e fundit.