Dy shqiptar drejt Serie A

5

E ardhmja e sulmuesit Armando Sadiku mund të jetë në kampionatin italian te skuadra e Palermo-s.

Sipas asaj që shkruan “Corriere dello Sport” 25-vjeçari  është një ndër objektivat e presidentit Zamparini në afatin kalimtar të janarit për të shpëtuar skuadrën që në këtë sezon lufton për mbijetesë.

Në këtë sezon futbollisti i kombëtares shqiptare ka zhvilluar 12 ndeshje në kampionat me Zurich-n ku ka shënuar 5 gola, ndërsa në Europa League ka zbritur në fushë në tre takime duke e tundur vetëm një herë rrjetën.

Gjithashtu përveç 25-vjeçarit, Zamparini ka në listën e afrimeve edhe mesfushorin me tipare sulmues të kombëtares shqiptare, Jahmir Hykën. 28-vjeçari prej disa sezonesh aderon në kampionatin zviceran me skuadrën e Luzernit duke treguar një nivel të lartë. Së fundmi interes për ish-mesfushorin e Tiranës kanë shprehur ekipe nga Superliga turke, si dhe nga kampionati amerikan.


Na ndiqni në Facebook për lajmet e fundit.