A e dini sa lojtarë të huaj kanë të drejtë ti regjistrojnë skuadrat kosovare?

209

Skuadrat e vendit tonë janë vërshuar me futbollistë të huaj si asnjëherë më parë. Megjithëse brenda limiteve shumë futbollistë të huaj, sidomos nga kontinenti afrikan po kërkojnë adresë në klubet kosovare për të vazhduar karrierën.

Në edicionin vjeshtor të kampionatit shumë prej tyre u promovuan në elitën e futbollit kosovar, derisa disa shkëlqyen e disa morën biletën kthyese nga kishin ardhur.

Brenda rregullores skuadrat elitare kanë të drejtë ti regjistrojnë gjashtë futbollistë të huajë, Liga e Parë katër sosh, ndërkohë në rangjet më të ulëta vetëm dy.

Përveç skuadrave elitare këtë gjysmë stinor nuk është parë asnjë futbollist i huaj në rangjet tjera të futbollit kosovar edhe pse në të kalurën kishte edhe të tillë.


Na ndiqni në Facebook për lajmet e fundit.