E thotë presidenti i Atletico Madrid: Aguero erdhi në La Liga si hero, kurse u largua si budalla

97

Presidenti i Atletico Madrid Enrique Cerezo ka thënë për El Partidazo de COPE se Sergio Aguero u tregua budalla që u largua nga klubi spanjoll në mënyrën se si u largua.

Aguero kishte shënuar 102 gola në 233 ndeshje për Atletico, të cilëve iu bashkua për 22 milionë euro nga Indepediente kur ishte akoma adoleshent, përpara se të kalonte për 45 milionë euro te City në verën e 2011.

Atletico donte që City të paguante të paktën 60 milionë euro për Aguero. Saga zgjati dy muaj dhe u përhapën thashethemet se Aguero kishte kërcënuar se do t’i bashkohej rivalëve të kryeqytetit, Real Madrid, nëse nuk do lejohej të largohej.

“Aguero ishte i vetmi lojtar i Atletico-s që u largua në mjegull, teksa u tregua budalla,” shprehet Cerezo për El Partidazo de COPE. “Ai mbërriti si hero, dhe u largua nga dera e pasme.” Aguero që prej asaj kohe ka fituar dy tituj në Premier League me Qytetarët, por së fundmi ka humbur vendin e titullarit pasi trajneri Pep Guardiola ka zgjedhur të përdorë lojtarin e përfaqësueses braziliane Gabriel Jesus, i cili erdhi te City vetëm gjatë janarit. Kjo ka provokuar spekulime të mëdha, me shumicën e analistëve që thonë se argjentinasi do të largohet në fund të sezonit./telesport/.


Na ndiqni në Facebook për lajmet e fundit.