€70milion për Lacazette

785

Presidenti i Lyon, Jean-Michel Aulas ka theksuar se Alexandre Lacazette ka qenë subjekt i një oferte prej 70 milion eurosh, por insiston se klubi nuk e ka ndërmend ta shesë atë.

25 vjeçari ka qenë një nga sulmuesit më të kërkuar në botën e futbollit, dhe 16 golat e shënuar në 21 paraqitje në të gjitha kompeticionet e kanë rritur vlerën e tij, njofton Transferimet.com

“Është e vërtetë se kemi marrë oferta për Alexandre, nga 40 milion euro nga West Ham vitin e kaluar – deri në 70 milion euro për momentin.” – ka thënë presidenti për RMC. /Transferimet.com/

Na ndiqni në Facebook për lajmet e fundit.