EKSKLUZIVE: Fabregas drejt largimit nga Chelsea për 50 milionë euro

213

E ardhmja e Cesc Fabregasit tek Chelsea është në pikëpyetje të madhe.

Mesfushori spanjoll që nuk po e bind Antonio Conten që t’i ofroj më shumë minuta, ende ka kohë që ta largohet nga “Stamford Brdige”.

U tha se Fabregas ishte shumë afër që të transferohej tek Milani, por Chelsea ndaloi këtë operacion, ku gjithashtu ofertat nuk munguan as nga Kina, ndërsa tani transferimin e spanjollit e do Shandong Luneng.

Afati në ligën kineze është i hapur deri më 28 shkurt, ku ekziston mundësia që Fabregas të shitet atje për shumën e 50 milionë eurosh, kështu duke iu bashkuar Oscarit dhe Mikelit.


Na ndiqni në Facebook për lajmet e fundit.