EKSKLUZIVE: Gjiganti italian pas yllit të Bayern

192

Tashmë është e qartë se ylli i Bayern Munchen, Douglas Costa nuk është i lumtur në Gjermani për shkak të mungesës së minutazhit që po merrë nën drejtimin e italianit Marco Ancelotti.

26 vjeçari së fundi ka thënë se dëshiron të takohet me ekzekutivët e Bayern në fundin e këtij edicioni për të biseduar rreth situatës së tij në Allianz Arena, njofton Transferimet.com

“Nuk jam krejtësisht i lumtur këtu, por do të gjejmë zgjidhjen me klubin. Futbolli është biznes, dhe Bayern Munich duhet të tregojë çmimin, derisa klubet mund të ofrojnë tarifën që ata kërkojnë.”

Burimet e Calciomercato thonë se Juventus do ta konsideronte një lëvizje gjatë verës për brazilianin, nëse ai e konfirmon qëllimin e tij për t’u larguar në fund të sezonit.

Gjigantët e Serie A do të kërkojnë një anësor dhe një mesfushor të klasit të lartë gjatë afatit kalimtar veror dhe Douglas Costa mund të jetë njëri nga prioritetet e Juventus. /Transferimet.com/


Na ndiqni në Facebook për lajmet e fundit.