EKSKLUZIVE: Inter refuzon të paguaj çmimin e Rodriguez

146

Drejtues të Interit kanë ndryshuar strategji pasi nuk do të paguajnë klauzolën e lirimit të Ricardo Rodriguez, por në vend të saj i ka ofruar Wolfsburgut një ofertë prej 15 milionë eurosh plus bonueset në bazë të performancës së lojtari.

Sipas raportimeve të fundit të mediave përtej Adriatikut, Ausilio është i gatshëm të paguajë këtë tarifë, duke ofruar 15 milion € plus bonuse për mbrojtësin e krahut të majtë.

Kujtojmë që Rodriguez ka një klauzolë lirimi prej 22 milionë eurosh por zikaltërit po mendojnë një tjetër strategji.

Gjatë merkatos së verës 24-vjeçari pritet të nënshkruajë me klubin e Interit, ndërsa për të interesohen Arsenali dhe Chelsea.


Na ndiqni në Facebook për lajmet e fundit.