EKSKLUZIVE: Ja risia e fundit në Kampionatin Shqiptar

69

FSHF-ja, para pak kohësh ka iniciuar një projekt për të shpërndarë topa falas për të gjithë futbollin shqiptar, duke filluar nga Kategoria Superiore e deri tek ajo amatore, përkatësisht deri te fëmijët e moshave 7-vjeçare.

Topat do të jenë të branduar me logot e kompeticioneve. Sot, qeveria jonë e futbollit ka bërë publik edhe brandimin final të topave, tashmë të konfirmuar, që do të përdoren në ndeshjet e Superiores dhe të Kategorisë së Parë, por edhe topin zyrtar të FSHF-së. Topi i Kategorisë Superiore dhe Kategorisë së Parë do të ketë çerfifikimin përkatës të “FIFA-Pro”, i cili është niveli më i lartë në këtë drejtim. -njofton Transferimet.com

Topat e stërvitjes do të kenë çertifikimin e “FIFA-IMS” (International Match Standarts). Topat do t’u shpërndahen klubeve dhe skuadrave për sezonin e ardhshëm, 2017-2018. Sasia e tyre do të jetë 17500 topa në vit. /Transferimet.com/

Na ndiqni në Facebook për lajmet e fundit.