EKSKLUZIVE: Mesfushori i Juventus afër Kinës

87

Raportohet se mesfushori i Juventus, Hernanes është shumë afër transferimit në Kinë te Hebei China Fortune.

Mesfushori ishte hequr nga lista e skuadrës për Ligën e Kampionëve, duke i hapur rrugën transferimit të ri, Tomas Rincon, transmeton Transferimet.com

Ai ishte afër rikthimit në Brazil te Sao Paulo në ditën e fundit të merkatos, por gjërat ndryshuan, dhe sipas Sky Sport Italia, Hernanes është në negociata të avancuara me Hebei China Fortune./Transferimet.com/


Na ndiqni në Facebook për lajmet e fundit.