EKSKLUZIVE: Milan takohet me agjentin e lojtarit

229

AC Milan do të sfidojnë Chelsea, Liverpool, Manchester United, Juventus dhe Inter për shërbimet e mesfushorit të Atalanta-s, Franck Kessie, ka mësuar ekskluzivisht Calciomercato.

Burimet e Calciomercato thonë se Milan ka bërë një hap më tej për senzacionin 20 vjeçar të Atalanta-s, derisa drejtorët sportiv Massimiliano Mirabelli dhe Marco Fassone janë takuar me agjentin e reprezentuesit të Bregut të Filldishtë këtë pasdite, njofton Transferimet.com

Ata diskutuan rreth marrëveshjes që Rossonerët duan t’i ofrojnë atyre për mesfushorin, i cili ka shënuar gjashtë gola këtë sezon dhe po ndiqet nga Napoli gjithashtu. Ky raportim është befasi e madhe, duke marrë parasysh spekulimet e më hershme që thonin se Kessie kishte arritur marrëveshje me Romën./Transferimet.com/


Na ndiqni në Facebook për lajmet e fundit.