EKSKLUZIVE: Neymar kërkon përjashtimin e Barcelonës nga Champions League

53

Sulmuesi i Paris Saint-Germain, Neymar ka kërkuar nga UEFA ta përjashtojë Barcelonën nga Liga e Kampionëve.

Neymar ka kërkuar nga UEFA ta përjashtojë Barcelonën nga Liga e Kampionëve pasi nuk është paguar me 23 milionë pound nga marrëveshjes me klubin, raportojnë mediat spanjolle.

E përditshmja sportive madrilene “AS” shkruan se ylli brazilian ka këshilluar avokatët e tij të marrin masa ligjore.

Neymar iu bashkua klubit francez Paris Saint-Germain nga Barcelona në transferim me vlerë prej 222 milionë euro.

Mirëpo, klubi katalan nuk i ka realizuar një pagesë të premtuar dhe Neymar tani kërkon ndëshkimin e skuadrës nga Camp Nou.


Na ndiqni në Facebook për lajmet e fundit.