EKSKLUZIVE: Reali tërhiqet nga La Liga, kjo është arsyeja?

479

Reali i Madridit nuk e priti mirë vendimin për të shtyrë ndeshjen e së dielës ndaj Celta Vigos, vendim që u mor për shkak të problemeve të shkaktuara nga moti i keq në rajonin e Galicias në Spanjë.

Klubi madrilen këmbënguli deri në momentin e fundit për ta luajtur atë ndeshje, por nuk ia doli dhe tashmë është i indinjuar.

Pakënaqësia është kaq e madhe, sa drejtuesit e “Los Blancos” po mendojnë që të nisin një fushatë për të mbështetur Superligën e Europës, që cilësohet si alternativa e Champions League të organizuar nga UEFA, një ide që është pasqyruar në mediet madrilene si “AS” e “Marca”.

Sipas këtyre medieve, presidenti i kampionëve të Europës dhe të botës, Florentino Perez po mendon seriozisht tërheqjen e Realit të Madriditi nga La Liga, një nismë që do të shkaktonte një revolucion jo vetëm në futbollin iberik, por edhe atë europian.

Projekti i Superligës Europiane nuk është një temë e re për futbollin e kontinentin e vjetër. Në të vërtetë, ai është i mbështetur nga klubet më të rëndësishme si Barcelona, Real Madrid, Chelsea, Milan apo Manchester City, me klubin madrilen që duket se do të jetë më aktivi në këtë çështje.

Loading...