EKSKLUZIVE: A do të jetë ky zëvendësuesi i Allegri-t te Juventus?

122

Massimmiliano Allegri ka mohuar zërat për një largim nga Juventus në fund të sezonit. Italiani ka 18 muaj në kontratë me Juventus, por mediat angleze e kanë lidhur atë me një kalim te Arsenal për të zëvendësuar Wenger në fund të sezonit.

Sipas II Tempo, Zonja e Vjetër kanë filluar të hetojnë për zëvendësuesin e trajnerit të tyre, i cili, me shumë gjasë do të largohet në fund të sezonit, përcjellë Transferimet.com

Gazeta italiane raporton se trajneri i AS Roma, Luciano Spalletti mund të jetë pasuesi i Allegrit. Kontrata e Spallettit përfundon në fund të sezonit dhe ende nuk ka arritur marrëveshje për një kontratë të re në Romë./Transferimet.com/