EKSKLUZIVE: Ylli i Barcelonës blen shtëpi në Angli, fillojn spekulimet

457

Sipas raporteve nga mediat turke, shënjestra e Chelseat dhe mesfushori i Barcelonës, Arda Turan ka blerë një shtëpi afër stadiumit ‘Stamford Bridge’.

Turan është bërë njëri nga mesfushorët më të mirë në botë gjatë kohës së tij në Atletico Madrid. Ai u transferua në Barcelonë, ku arriti të thyej rekord personal me numrin e golave të shënuara.

Reprezentuesi turk ka shënuar 13 herë këtë sezon, ndërsa sezoni i tij i dytë më i suksesshëm ishte ai me Galatasarain në edicionin 2008/09, kur ai shënoi 12 herë.

Megjithatë, ai nuk ka arritur të bind trajnerin Luis Enrique për të qenë pjesë e formacionet startues, por besohet se do arrijë diçka të tillë nëse transferohet në Premierë Ligë.

Gazeta ‘Turkish Football’ raporton që Turan është shënjestër e liderit anglez dhe me blerjen e shtëpisë afër stadiumit ‘Stamford Bridge’ ka ngjallur edhe më shumë spekulime.

Loading...