Eliminimi i Barcelonës? Ja si përgjigjet Xavi Hernandez

278

Ish-kapiteni legjendar i Barcelonës, Xavi Hernandez ka folur për humbjen befasuese të katalansve përballë PSG-së në ndeshjen e vlefshme për Champions League.

Në një intervistë për të përditshmen franceze “L’Equipe”, Xavi theksoi se ka ngelur i befasuar me performancën e francezëve ndërsa pranoi se kualifikimi është thuajse i pamundur.

“Jam pak i trishtuar, natyrisht. Unë nuk e prisja këtë rezultat. Jam befasuar me lojën e jashtëzakonshme të PSG-së e cila zhvilloi një ndeshje të pabesueshme. Ajo ka qenë një ndër ndeshjet më të mira në të gjithë historinë e PSG-së, nuk ka dyshime. Futbolli prandaj është i bukur, ngadonjëherë kundërshtari është më i mirë se ti. Kualifikimi? Barcelona e ka shumë të vështirë, thuajse të pamundur megjithatë në futboll gjithçka mund të ndodhë…”, u shpreh ai.

Kujtojmë që Barcelona u mposht në Paris 4-0, ndërsa më 8 mars do të luhet ndeshja e kthimit në “Camp Nou”


Na ndiqni në Facebook për lajmet e fundit.