Etrit Berisha më i mirë se Handanovic, ja statistikat

39
during the Serie A match between FC Crotone and Atalanta BC at Adriatico Stadium on September 26, 2016 in Pescara, Italy.

Etrit Berisha po kalon një moment mjaft të mirë në Seria A dhe përveç se ka arritur të futet disa herë në formacionin më të mirë të javës ai është futur edhe në renditjen e 10 portierëve më të mirë të Seria A.

Madje “gardiani” i Kombëtares kuqezi që është pjesë e Atalantës ka lënë mbrapa në renditje, portierin e Interit Samit Handanovic i cili është në vendin e 10-të me 5 ndeshje pa pësuar gol nga 19 ku ka luajtur.

Ndërsa Berisha mban vendin e shtatë me 5 ndeshje pa pësuar gol në 11 që ka luajtur si titullar.

Vendin e parë e mban portieri i Napolit me 8 ndeshje pa gola nga 17 që ka luajtur dhe në vend të dytë është Gianluiggi Donnaruma i Milanit me 7 sfida pa pësuar gol nga 18 ku është aktivizuar.


Na ndiqni në Facebook për lajmet e fundit.