Federata e Futbollit në Australi vendos për portierin që fyeu Berishën

62

Portieri Dean Bouzanis është dërguar direkt në komitetin për disiplinë dhe etikë në Federatën e Futbollit të Australisë, pasi kishte fyer sulmuesin shqiptar të Melbourne Victoryt, Besart Berisha.

Paneli për rishikim të ndeshjes së A-League kishte parë që portieri e kishte quajtur Berishën dy herë “cigan” në derbin e së shtunës.

Pritet suspendimi prej pesë javësh, pavarësisht se Melbourne City kishte kërkuar falje në emër të futbollistit dhe vetë 26-vjeçari kishte pranuar të shkonte në një kurs edukimi, raporton “The Guardian”.

Incidenti kishte ardhur pasi gjyqtarët kishin vendosur të jepnin një autogol ndaj Manny Muscat në minutën e 86-të që i solli fitoren Victorys 2 me 1. Berisha festoi në fytyrën e Bouzanisit pasi goli u dha dhe portieri u përgjigj me ofendime.

Ndërkohë, Tim Cahill është suspenduar për një ndeshje pasi shau gjyqtarin menjëherë pas kartonit të kuq në të njëjtin incident me Bouzanisin.

Loading...