Ferizaji me trajner të ri ?

8

Argjend Beqiri, kryetrajner i ri i Ferizajt?

Argjend Beqiri, ndihmës selektori i Përfaqësueses së Maqedonisë pritet të zyrtarizohet brenda ditësh tek skuadra e Ferizajt, mëson Transferimet.com

 

Beqiri është një emër i madh në futbollin maqedonas, derisa më parë ka qenë trajner i skuadrës së Gostivarit, derisa aktualisht është ndihmës trajner në Përfaqësuesen e Maqedonisë.

 

Si futbollist Beqiri ishte ikonë e skuadrës Slloga Jugomagnatit (Shkupi i tanishëm), derisa karrierë ka bërë edhe jashtë vendit tek skuadra zviceriane Arau dhe tek Antverpen në Belgjikë. Ishte dy herë pjesë e Shkendisë, dhe një kohe ka luajtur edhe tek Renova.

 

Beqiri pritet ta zëvendësojë Arsim Abazin e dorëhequr tek Ferizaj./Transferimet.com/