“Fjalët e Nainggolan? Nuk më interesojnë.”

60

“Duam të qëndrojmë afër me Juventus dhe të luajmë në nivelin e tyre”. Këto ishin fjalët më kryesore të Luciano Spalletit në konferencë për shtyp, para se Roma të përballet me Crotonen nesër.

“Synimi im është të dërgojë një mesazh të fortë drejt ekipit dhe tifozëve. Dua që Roma të ketë një mentalitet të fitores, e cila do të zgjatë shumë.” – ka thënë Spalletti.

“Nainggolan? Ai bëri disa deklarata, por nuk më interesojnë. Gjëja më e rëndësishme është që ai performon mjaft mirë në fushë. Është lojtar i madh që gjithmonë jep 100%.” /Transferimet.com/


Na ndiqni në Facebook për lajmet e fundit.