Flet Allegri para derbit kundër Interit

80

Interi i shkaktoi humbjen e parë Juventusit në këtë sezon të Serisë A, madje ishte një fitore me përmbysje e zikaltërve, që zhvlerësuan golin e Lihsteiner. Këtë të Diel, do të luhet akti i dytë sezonal i derbit të Italisë, por Massimiliano Allegri nuk dëshiron t’i karikojë më shumë se c’duhet të besuarit e tij, ndryshe nga Pioli, i cili një ditë më parë “thumboi” bardhezinjtë duke u shprehur se nëse në karrierën e tij nuk e kishte mundur kurrë Juventusin, kjo ka ndodhur sepse nuk kishte qenë trajner i Interit.

“Nuk luajmë për hakmarrje. Ajo e fazës së parë ishte një ndeshje e cuditshme ku ne i paguam shtrenjtë gabimet tona. E dimë forcën e Interit, por është një takim që vlen vetëm tri pikë, sikurse ndaj Crotones. Pritet një derbi i bukur, ndaj një skuadre me shumë potencial që sezonin e ardhshëm do të jetë pretendent për të fituar titullin.”

Përplasja me Dybalan për trajnerin bardhezi është cështja e mbyllur, madje Allegri sheh te argjentinasi cilësitë e një futbollisti të aftë për të fituar “Topin e Artë”.

“Kur një trajner vendos të zëvendësojë një lojtar, ka arsyet e tij. Dybala po luan sezonin e tij të dytë te Juventusi. Në vitin e parë nuk i kërkuam asgjë, por tani është nën vëzhgim cdo të dielë. Po ecën në rrugën e një lojtari të madh dhe mund të fitojë Topin e Artë.”

Allegri sqaroi se Barzagli është në dyshim për shkak të gjendjes gripale, ndërsa Marchisio është i gatshëm për lojë. Ndërsa për Pjanic, trajneri lugurian u shpreh se është një lojtar i mrekullueshëm. Përsa i përket të ardhmes së tij, 49 -vjecari theksoi se ka edhe një vit e gjysmë kontratë dhe do të bisedojë me drejtuesit në fund të sezonit rinovimin e mundshëm, pasi të jenë pjekur kishtet për ta hedhur këtë hap.

Loading...