Flet Marcos Alonso për duelin me Bellerin

93

Marcos Alonso vazhdon ta mbrojë veten, duke thënë se nuk kishte bërë asgjë të gabuar në golin hapës të fitores 3-1 të Chelsea ndaj rivalit lokal Arsenal të shtunën.

Spanjolli reagoi menjëherë, kur pa se goditja me kokë e Diego Costa-s goditi shtyllen, dhe u hedh mbi Hector Bellerin për të shënuar golin, por që ishte diskutabile, pasi që thuhej se ishte bërë faull ndaj Bellerin, njofton Transferimet.com

Por, Marcos Alonso nuk mendon kështu: “U hedha pak më lartë dhe e godita topin i pari, nuk e pashë atë që po vinte, kështu që, nuk mendoj se kisha bërë faull. Më vjen keq për të, e kam shok të mirë, por nuk e pashë. Shpresoj se është në rregull.”/Transferimet.com/

 


Na ndiqni në Facebook për lajmet e fundit.