Flet Simeone para fillimit të ndeshjes kundër Barcelonës

99

Trajneri i Atletico Madridit, Diego Simeone, ka folur për ndeshjen e dytë në gjysmëfinale të Kupës së Mbretit ndaj Barcelonës.

Ndeshja e parë ka përfunduar 1-2 në të mirë të katalunasëve, por tekniku argjentinas beson te kualifikimi.

“Nuk duhet të mendojmë shumë, duhet të shënon së paku dy gola dhe kur e mendon nuk është aspak e lehtë, Barça në shtëpi është mjaft e fortë”.

“E vetmja mënyrë është të luajmë në intensitet të plotë dhe të përpiqemi të luajmë mirë si skuadër”.

“Presim një Barcelonë të mirë, por qëllimi ynë i vetëm është të kualifikohemi”, ka thënë Simeone.


Na ndiqni në Facebook për lajmet e fundit.