FSHF me mesazh prekës për Memushajn pas dramës familjare

44

Mesfushori i Kombëtares shqiptare, Ledian Memushaj, po kalon ditë të vështira. 30 vjeçari ka përjetuar një dramë të vërtetë familjare, pasi gruaja e tij, e cila ishte shtatzënë, ka humbur dy binjakët.

Ky lajm ka tronditur shokët e skuadrës dhe klubin që i dha leje për të qëndruar pranë bashkëshortes së tij në këto momente të vështira.

Po ashtu pas kësaj ngjarje, ka reaguar edhe Federata Shqiptare e Futbollit, e cila beson se Lediani do ta kalojë edhe këtë vështirësi.

Më poshtë keni mesazhin e FSHF’së:

“Me trishtim të madh, Federata Shqiptare e Futbollit i qëndron pranë në këtë moment jo pak të vështirë dhe tepër delikat të jetës, futbollistit te ekipit kombëtar te futbollit, Ledian Memushaj për situatën thellësisht te rende shpirtërore qe po përjeton dhe kalon.

FSHF, të afërm miq e shumë shokë i janë pranë në këtë moment të tij! Lediani do të gjejë forca për të kaluar një situatë të tillë të papritur dhe thellësisht prekëse”.

Na ndiqni në Facebook për lajmet e fundit.