“Futbolli ka ndryshuar”

217

Cesc Fabregas ka bërë një deklaratë shokues për “Chelsea TV”.

Mesfushori spanjoll deklaroi se futbolli ka ndryshuar në mënyrë drastike dhe talenteve nuk është duke iu dhënë mundësia më e mirë që të shkëlqejnë, pasi ky futboll modern po i bënë që ata të vrapojnë më shumë dhe të jenë më të ashpër.

“Unë nuk them se jam një lojtar shumë i talentuar dhe që mund të mbuloj gjithë fushën, unë jam një lojtar më i ngadaltë dhe më i koncentruar në lojë”, ka thënë Fabregas.

“Sot, futbolli ka ndryshuar shumë, talentët nuk e kanë mundësinë që ta tregojnë se çfarë mund të bëjnë me top, por ata duhet të vrapojnë për 90 minuta dhe të jen të ashpër në duele fizikë”, ka shtuar spanjolli.

Kjo deklaratë mund t’i kushtoj edhe më shumë atij, pasi Kante dhe Matic e kanë zënë vendin e tij tek Chelsea, pikërisht për shkak të këtyre vetive që po i preferon Conte.


Na ndiqni në Facebook për lajmet e fundit.