“Giroud po bën punë të jashtëzakonshme”

46

Gjatë një interviste ekskluzive me RMC, ish sulmuesi i Arsenal foli edhe për Oliver Giroud, duke dhënë lavdata të mëdha për të.

“Gati dy vite më parë, më kishin pyetur se çfarë Arsenal i duhet të ndryshojë për të fituar titullin në sezonin e ardhshëm. Unë kisha thënë se ata duhet të kujdesen rreth lëndimeve të vazhdueshme të tyre, atyre ju duhet një shtyllë e fortë për ekipin, një mbrojtës, një portier dhe një sulmues tjetër për ta pushuar paksa Giroud, i cili do të ishte startues.”

“Kështu kisha thënë. Gjithashtu kam shtuar se Olivier është startues, por nuk isha i sigurtë nëse ai mund t’i bëjë ball presionit për të shënuar në çdo ndeshje gjatë tërë sezonit. Kaq. Por sot, ai po bën punë të jashtëzakonshme, kur inkuadrohet në lojë, ai e kryen punën të cilën duhet ta bëjë. Ai shënon, është i mirë përpara golit. Do të kisha dashur të luaja me të.” – ka thënë legjenda e klubit Thierry Henry./Transferimet.com/


Na ndiqni në Facebook për lajmet e fundit.