Granit dhe Taulant Xhaka me mesazhe emocionuese për Pavarësinë

34

Granit e Taulant Xhaka, dy yjet e Kosovës që luajnë në Arsenal, përkatësisht Basel, kanë uruar përvjetorin e nëntë të pavarësisë së Kosovës përmes Facebookut.

“Jam i lindur në Zvicër, jetoj në Londër, kurrë nuk do të harroj dhe me zemër do jem në vendlindjen e prindërve të mi. Urime pavarësinë Kosova jonë”, ka shkruar Graniti.

“Urime pavarësinë Kosova jonë. Uroj të jetë sa më e afërt data ku të gjithë të festojmë ditën e Bashkimi me Shqipërinë”, ka shkruar Taulanti, shkruan Albeu.