Henry beson se Arsenali mund ta përsëris suksesin e vitit 2006

20

Legjenda e “Topçinjve”, Thierry Henry ka kërkuar nga Arsenali të kujtojnë vitin historik (2006), kur shiheshim si autsajder, por më pas eliminuan Real Madridin, teksa në finale u mposhtën nga Barcelona

“Më kujtohet kur shorti na hodhi përball Real Madridit, vitin që shkuam në finale (2006). Më kujtohet se njerëzit thoshin ‘është fundi për Arsenalin’. Por ne i mposhtëm dhe i eliminuam ata”, tha fillimisht ai për Sky Sports.

“Kështu që, nëse dëshironi që ta fitoni Ligën e Kampionëve, ju duhet të përgatiteni që të luani me skuadra të mëdha si Bayern Munich, Barcelona, Real Madrid. A ka shanse Arsenali? Pse jo”, përfundoi Henry.


Na ndiqni në Facebook për lajmet e fundit.