Henry: Ky lojtar e meriton të çmimin e vitit Premier League

89

Legjenda e Arsenalit, Thierry Henry, beson se lojtari i Chelsea, N’Golo Kante, e meriton të jetë lojtari i vitit në Angli.

Francezi është mahnitur nga sezoni që po kalon bashkëvendësi i tij te Chelsea këtë sezon, duke u shndërruar në njeri kyç në skemat e Contes.

“Unë isha në stërvitje te Chelsea për të parë Eden Hazard, takova edhe Kanten. E preka në gjoks për të parë nëse është i vërtet “njeri”. T’i je i vërtet i thash, dhe ai qeshi”, deklaroi Henry, përcjell lajmi.net.

“Nuk shoh asnjë arsye pse ai të mos e fitoi çmimin e lojtarit të vitit pas asaj që po tregon në fushë këtë edicion”.