Hulk: Ja përse Oscar e la Chelsea-n

991

Sulmuesi brazilian, Hulk ka thënë se ai e kishte ndihmuar Oscar të largohet nga Chelsea për një transferim në Super Ligën Kineze.

25 vjeçari nënshkroi për ekipin e Andre Villas-Boas pas një oferte prej 60 milion eurosh, e cila u pranua nga liderët e Premier Ligës, transmeton Transferimet.com

“I kam folur Oscar-it për Shanghai SIPG para se ai të transferohej,” – ka thënë Hulk. “I thashë atij se Shanghai është një qytet i bukur, klubi është fantastik dhe do të bëhemi edhe më të mirë në vitet në vazhdim.”/Transferimet.com/

 


Na ndiqni në Facebook për lajmet e fundit.