Hull City afër brazilianit?

210

Hull City janë afër transferimit të mesfushorit brazilian të Porto-s, Evandro Goebel.

Krye-trajneri i ri, Marco Silva ka konfirmuar se The Tigers po punojnë vazhdimisht për të finalizuar një marrëveshje me 30 vjeçarin – të cilin Silva e kishte menaxhuar në Estoril.

Raportimet e fundit thonë se Hull City ka arritur marrëveshje huazimi deri në fund të sezonit, e cila do të kushtojë 1 milion funte, dhe mundësinë e transferimit të plotë me çmim 500,000 funte, nëse arrijnë t’i shmangen rënies nga liga./Transferimet.com/


Na ndiqni në Facebook për lajmet e fundit.