Hysaj nuk do të luaj kundër Realit?

66

Menjëherë pas lëndimit në stërvitje, ka reaguar zyrtarisht stafi mjekësor i Napolit të cilët kanë hedhur dritë mbi gjendjen shëndetësore të Elseid Hysajt.

“Ai ka pasur një shqetësim në kavilje dhe nuk ka qenë në gjendje për të vazhduar stërvitjen deri në fund. Megjithatë nuk është asgjë serioze”, thuhet në njoftimin zyrtar të klubit italian.

Në këtë mënyrë Hysaj pritet të jetë i gatshëm për ndeshjen e parë në “Santiago Bernabeu” kundër Real Madridit të vlefshme për fazën 1/16 të Champions League.

Loading...