Ibra i lumtur me Mkhitaryan

11

Zlatan Ibrahimoviç, beson se Henrikh Mkhitaryan, është i destinuar që të lërë shenjë në Manchester United, pasi që pati rolin kryesor në ndeshjen kundër Zorya’s të Enjten.

Armeniani Henrikh Mkhitarya, ka shënuar golin e tij të parë në Old Trafford që kur është larguar nga Borussia Dortmund.

Pasi që ka pasur një fillim jo të mirë në United, ai ka filluar ta tregojë veten në ndeshjet e fundit.

“Goli i parë ishte i mrekullueshëm”, ka thënë Ibrahimoviç, shkruan Goal, transmeton klan Kosova. “Henrikh ka shpejtësi dhe kontroll në lojën që bën, ishte thjesht shumë e bukur”, ka thënë ai.


Na ndiqni në Facebook për lajmet e fundit.