Ide madhështore për stadiumin e Prishtinës

54

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka deklaruar në Klan Kosovë se po planifikojnë që të ketë një referendum lidhur me stadiumin e Prishtinës.

“Do të diskutojmë dhe do të vendosim se a është më mirë që të ketë Prishtina stadium në qendër të qytetit apo jashtë qytetit. Planifikojmë ta qesim edhe në referendum”, ka thënë Ahmeti.

Sipas tij, Prishtina ka stadiume si të Flamurtarit e të 2 Korrikut ku mund të shfrytëzohen nga futbollistët.

Loading...