Inter nuk heq dorë nga këto dy lojtar

251

Zakonisht të martën ose të mërkurën jemi mësuar që drejtorin sportiv të Interit, Piero Ausilio ta shohim nëpër tribunat e stadioneve ku zhvillohen ndeshjet e Ligës së Kampionëve, por mbrëmë ai ishte i pranishëm në ‘Olimpico’ aty ku zhvillohej ndeshja mes Romës dhe Fiorentinës.

Aty Ausilio ishte dërguar për të parë nga afër dyshen Federico Bernardeschi dhe Kostas Manolas që janë objektivat primare të Suning Group.

Në verën e vitit 2017 Interi do të jetë i lirë nga rregullat e Fair Play Financiar dhe parashikohen goditje të mëdha nga ky klub.


Na ndiqni në Facebook për lajmet e fundit.