Inter ofertë për yllin e Romës, alarmohen gjigantët anglez

166

Sipas raporteve të Tuttosport, Inter ka bërë ofertën e parë në garë për të transferuar mbrojtësin e Roma-s, Kostas Manolas.

Gazeta thotë se Nerazzurët kanë ndërhyrë në garën për mbrojtësin grek, duke i ofruar Romës plot 42 milion euro për 25 vjeçarin, përcjellë Transferimet.com

Lojtari ka qenë subjekt i shumë spekulimeve në javët e fundit për një kalim në Premier Ligë, te Manchester United dhe Arsenal. Megjithatë, tashmë anglezët do të kenë konkurrencë të madhe nga Serie A, derisa Inter janë të gatshëm t’i ofrojnë lojtarit pagë 4.5 milion euro në sezon./Transferimet.com/

Loading...